Dëmtim fatal për Musiala, Donnaruma shpërthen në lot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2025, 23:38

Një dëmtim të rëndë ka pësuar sulmuesi i Bayern Munchen, Musiala në ndeshjen përballë PSG, e vlefshme për fazën e 1/8 të botërorit të klubeve që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.
Në fund të pjesës së parë, një tentativë për kapjen e një topi solli dhe përplasjen e gjermanit me portierin italian të PSG, duke e lënë talentin me këmbë të thyer.
Lojtarët mbetën të tronditur nga kjo ngjarje, me Donarummën që shpërtheu në lot pas këtij dëmtimi.

