Deklaratat e forta pas skandalit të gjykimit ndaj Interit, drejtori sportiv i Veronës thirret nga FIGC

Deklaratat e forta pas skandalit të gjykimit ndaj Interit, drejtori sportiv

Prokurori federal i FIGC ka hapur procedimin për deklarata e dhëna nga drejtori sportiv i Hellas Verona, Sean Sogliano, pas ndeshjes kundër Interit.

Në orët e ardhshme Sogliano do të thirret nga prokurori federal Giuseppe Chine, i cili synon të konstatojë kuptimin e deklaratave të drejtorit sportiv verdheblu për punën e VAR-it.

Këto janë fjalët e Soglianos pas ndeshjes Inter-Verona 2-1, duke iu referuar golit të dyfishimit të Frattesit pavarësisht një faulli të qartë nga Bastoni ndaj Dudës, i që nuk u pa fare nga VAR:

“Më vjen shumë keq dhe i zhgënjyer. Në njëzet vite jam ankuar tre here ne karriere por sot jam në vështirësi. Ky gol është e pamundur te mos anulohet,është mungesë respekti.

Të gjithë gabojnë por është e pamundur të bëhet një i tillë në Dhoma VAR. Si një Veronez ndjej se dinjiteti ynë është shkelur për diçka shumë serioze”, tha drejtori sportiv Sean Sogliano.

Në konferencë ai më pas i çoi gjërat më tej: “Ndoshta dikush më lart se VAR vendosi që duhej të shkonte kështu.”

EMISIONET