Debati për gjykimin e ndeshjes Inter-Juventus ka shkuar deri në SHBA, analisti: Lojtari më i mirë i Interit ishte gjyqtari

Debati për gjykimin e ndeshjes Inter-Juventus ka shkuar deri në SHBA,

Debati për gjykimin e ndeshjes Inter-Juventus ka kaluar kufijtë e Italisë dhe ka mbërritur deri në Shtetet e Bashkuara.

Ish-sulmuesi me origjinë italiane Mike Grella, sot analist në CBS Sports, ka komentuar ashpër takimin, duke ironizuar rolin e gjyqtarit.

Gjatë analizës televizive, Grella e quajti arbitrin “lojtarin më të mirë të Interit”, duke iu referuar vendimit që çoi në përjashtimin e Kalulu, një episod që konsiderohet vendimtar dhe që ndezi reagime të forta në kampin bardhezi.

Sipas tij, ndikimi i gjyqtarit në rezultatin e ndeshjes ishte i dukshëm, duke shtuar se vendime të tilla dëmtojnë besueshmërinë e garës dhe ushqejnë polemikat.

Polemikat për sfidën e djeshme kanë qenë të shumta, teksa arbitri La Penna në disa raste përvec kartonit të dytë të verdhë, la për të dëshiruar.

EMISIONET