De Laurentiis “ndez” merkaton/ Presidenti i Napolit flet për Osimhen dhe Mourinhon

Viktor Osimen do të largohet nga Napoli në fundin e këtij sezoni. Kështu u shpreh Presidenti i klubit, De Laurentis, i cili më tej deklaroi se trajneri Murinjo nuk është në planet e napoletanëve.

De Laurentiis “ndez” merkaton/ Presidenti i Napolit flet për

Deklarata e fundit e Presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis ka ‘ndezur’ merkaton e verës që në dimër. Numri 1 i klubit napoletan ka folur për të ardhmen e Victor Osimhen.

De Laurentiis u shpreh se sulmuesi nigerian do të largohet këtë verë nga kampionët e Italisë.

Vetë bomberi nga Afrika, kishte thënë pak ditë më parë, gjatë grumbullimit me Kombëtaren nigeriane, se kishte ndër mend të largohej në verë dhe për Presidentin e napoletanëve, kjo deklaratë nuk ka qenë aspak surprizuese.

“Nuk kam mbetur i çuditur nga fjalët e tij. E dinim që do të largohej. Destinacionet më të mundshme? Real Madrid, PSG ose ndonjë klub i madh në Premier Ligë”, deklaroi 74-vjeçari.

Osimhen monitorohet prej kohësh nga klubet më gjigande në Europë.

Ndërkohë, Presidenti De Laurentiis u ndal edhe te Jose Mourinho, ku së fundmi qarkullonin lajmet se portugezi mund të merrte drejtimin e Napolit.

“Jose Mourinho nuk është pjesë e planeve tona. Asnjëherë nuk ishte një opsion mbi tavolinë, pavarësisht thashethemeve. Ai është një trajner i madh, miqësor, por besoj se e ardhmja e tij nuk qëndron në Itali”, përfundoi ai.

Sa i përket së ardhmes së trajnerit portugez, gjasat janë që 61-vjeçari ta vijojë karrierën e tij larg Italisë, ku mundësia më e madhe është transferimi drejt Arabisë Saudite.

EMISIONET