David Alaba dëmtohet sërish, humbet sfidat me Juven dhe Barcelonën

David Alaba dëmtohet sërish, humbet sfidat me Juven dhe

Problemet fizike të David Alabës duket se nuk kanë fund. Mbrojtësi austriak, që u detyrua të largohej në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes së La Liga-s kundër Getafe të dielën mbrëma, ka pësuar një mbingarkesë muskulare në këmbën e djathtë, sipas raportimeve nga COPE.

Ky dëmtim do ta detyrojë 33-vjeçarin të mungoje në dy sfidat vendimtare të Real Madridit: të mërkurën në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit dhe të dielën në El Clásico ndaj Barcelonës.

Ky është një tjetër ndalesë në kalvarin e gjatë të dëmtimeve për ish-lojtarin e Bayern Munichut, i cili që prej mbërritjes në Madrid në verën e vitit 2021 nuk ka arritur të gjejë vazhdimësi për shkak të problemeve të shumta fizike.

Megjithëse Alaba gëzon respekt të madh në dhomat e zhveshjes falë përvojës dhe udhëheqjes së tij, forma e tij ka pësuar rënie të ndjeshme, me mbrojtësin që ka humbur shumë ndeshje për shkak të dëmtimeve muskulare dhe artikulare. Nën kontratë deri në qershor 2026, e ardhmja e tij në “Santiago Bernabéu” është tashmë në pikëpyetje.

EMISIONET