Dani Alves në gjendje të mjerueshme, bashkëshortja i dërgon letrat e divorcit në burg
Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, që prej 20 janarit në burg për shkak të ngacmimit seksual ndaj një vajze në një pub nate, po kalon momente shumë të vështira.
Alves është në pritje të gjykimit pasi nuk u lejua të dilte nga burgu për t’u gjykuar në liri dhe jashtë hekurave, ghjërat po shkojnë në drejtim të kundërt. Bashkëshortja Joana Sanz nuk e ka vizituar që prej muajit shkurt ndërsa mesohet se ajo kërkon divorcin nga ish-mbrojtësi pasi ndihet e zhgënjyer nga ai pasi akuzat tashmë janë zyrtare dhe ekzistojnë prova e mbërthejnë.
Burime të afërta pranë Alves, bëjnë me dije se ai është i tronditur nga vendimi i bukuroshes për ta braktisur në një moment shumë të vështirë. Modelja nga Tenerife është martuar me Dani Alves në vitin 2017.