Cristiano Ronaldo në lot, Al Nassr humb një tjetër shans për të fituar trofe

Cristiano Ronaldo në lot, Al Nassr humb një tjetër shans për

Tjetër zhgënjim për Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez nuk ia ka dalë sërish të fitojë trofe me arabët e Al Nassr, të cilët janë mposhtur në finale e Kupës së Arabisë Saudite me penallti nga Al Hilali, pasi koha e rregullt kishte përfunduar në barazim 1-1.

Dështimi nga pika e bardhë, për të fituar një trofe, solli zhgënjim të madh te sulmuesi portugez, i cili shpërtheu në lot, ndërkohë që skuadra e Al Hilalit kishte nisur festën për triumfin në Kupën e Arabisë.

Skuadra e Al Hilalit kaloi e para në avantazh pas vetëm 7 minutash lojë, duke gjetur rrjetën me anë të serbit Mitrovic, ndërsa Al Nassr barazoi pak para fundit të kohës së rregullt, duke çuar ndeshjen në shtesë.

Edhe këtu rezultati mbeti i pandryshuar, teksa vlen të theksohet se në finale u nxorën tre kartonë të kuq, një për Al Nassr dhe dy për Al Hilalin, që ndonëse në inferioritet numerik, ia doli të çojë ndeshjen te penalltitë.

Aty hero u bë ish portieri i Sevillas, Bounou, i cili u dha trofeun të tijve, teksa vlen të theksohet se Cristiano Ronaldo i shkoi pranë një tjetër supergoli, si ai që i shënoi Juventusit me roveshiatë në 2018-ën, por këtë herë traversa i mohoi festën.

EMISIONET