Copa America, 50 mijë doza Sinovac për vaksinimin e lojtarëve

Copa America, 50 mijë doza Sinovac për vaksinimin e lojtarëve

Edhe pse Amerika Latine po lufton dhe nuk është në një situate të mirë në luftën ndaj Covid-19, Copa Amerika do të luhet me çdo kusht, madje lojtarët, trajnerët dhe stafet do të mund të vaksinohen.

Konfederata e Amerikës së Jugut, Conmebol bëri të ditur se ka marrë në dorëzim 50 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, e njëjta me të cilën po imunizohen edhe shqiptarët teksa dozat mbërritën në Montevideo.

Sipas presidentit të Conmebol, Alajandro Dominguez, këto vaksina do të garantojnë sigurinë e pjesëmarrësve të Kupës së Amerikës, që është edhe eventi më i rëndësishëm i futbollit për Amerikën Latine dhe që do të organizohet këtë vit nga Kolumbia dhe Argjentina.

Eventi do të nisë më 13 Qershor, do të jetë pothuajse paralel me Kampionatin Europian por Conmebol ka sqaruar pjesën se asnjë lojtarë që nuk preferon të bëjë vaksinën, nuk do të penalizohet apo të përjashtohet nga Copa Amerika. Pra vaksinimi do të jetë me dëshirë por paraprakisht Konferedata e Futbollit ka marrë çdo masë që për çdo person pjesëmarrësh të imunizohet me vaksinën Sinovac, dhuratë nga qeveria kineze.

 

EMISIONET