Conte i përgjigjet sulmuesit Richarlison: Ka të drejtë, po zhvillon sezon m...

Dy ditë më parë, pas eleminimit të Tottenham nga Champions League, Richarlison deklaroi se "skuadra po zhvillon një sezon m..."
Kjo ishte një mënyrë për të shprehur gjithë frustrimin për aktivizimin e pakët të tij, por përgjigja e trajnerit Antonio Conte nuk vonoi. Italiani reagoi dhe me të njëjtin klas duke iu përgjigjur gazetarëve:
"Richarlison ka të drejtë, po zhvillon një sezon m... Nuk ka qenë mirë fizikisht. Shënoi dy gola në Champions League dhe më pas shkoi në Botëror. Ishte i ndershëm kur tha se nuk ka ecur mirë deri tani.
Nëse në një intervistë flet vetëm për veten, je egoist. Ai ka qenë i dëmtuar në pjesën më të madhe të kohës, përpara dhe pas botërorit ndërsa në kampionat nuk ka shënuar asnjë gol. Lojtarëve të mi u them që të përdorin fjalën "ne" nëse duam të bëjmë gjëra të mëdha. Bëri një gabim dhe kërkoi falje. Sezoni i tij nuk ka përfunduar, nëse do ta meritojë, do të luajë".

