Conte: Humbja e Interit na ndihmon, sezoni është ende i gjatë për të festuar

Conte: Humbja e Interit na ndihmon, sezoni është ende i gjatë

Humbja 0-3 që Interi pësoi dje ndaj Fiorentinës ka lënë në tri pikë epërsinë që Napoli ka ndaj skuadrës zikaltër në renditjen e Serie A.

Kjo ndeshje e prapambetur ishte një mundësi e mirë për skuadrën e trajnerit Inzaghi për të kapur atë të trajnerit Conte.

Ky i fundit u shpreh se nuk mendon shumë për rivalët dhe së është fokusuar te ndeshja e radhës, ajo ndaj Udineses në shtëpi.

“Nuk i di arsyet e humbjes së Interit, unë shoh atë që ndodh në shtëpinë time”, u shpreh Conte.

“Natyrisht që ajo humbje e Interit na ndihmon, pasi jemi ende të parët, por sezoni është ende i gjatë.

Janë edhe 15 ndeshje kampionat ende për t’u luajtur, ndaj është një rrugë shumë e gjatë përpara”, shtoi Antonio Conte.

“E rëndësishme është të ruajmë këtë ritëm, pasi do të vijë momenti që do të na duhet të luajmë edhe ndaj Interit e rivalëve të tjerë. Skuadra duhet të luajë çdo takim sikur të ishte i fundit.

Kjo ka rëndësi”, tha Conte.

EMISIONET