Conte drejt Man. United. Çfarë do të ndodhë me Ronaldon dhe yjet e tjerë?

Gjithnjë e më shumë po flitet se Antonio Conte është ndër kandidatët kryesorë për stolin e Manchester United nëse Ole Gunnar Solskjaer shkarkohet.
Nëse ndryshimi në pankinë do të realizohej, djajtë e Kuq do të ndryshonin tërësisht fytyrën dhe ardhja e trajnerit italian mund të lançonte disa lojtarë që përfunduan në stol dhe në të njëjtën kohë të vendoste disa yje në plan të dytë.
Ajo që dihet botërisht është se Conte luan me skemën 3-5-2, ndoshta ashtu si te Chelsea ai do ta ndryshonte në 3-4-3 me një sulmues por më e mundshmja është të luajë me 2 sulmues të mirëfilltë ku njëri prej tyre do të jetë padiskutim Ronaldo.
Mbrojtja do të ishte solide me Varane, Lindeloff dhe Maguire dhe nuk do të kishte përjashtime luksi, gjërat do të ndryshonin në mesfushë dhe në sulm.
Duke supozuar Cristiano Ronaldon, titullar, si një partner për të, Conte mund të lançojë titullarë sërish Cavanin, i cili përfundoi në hije me Solskjaer.
Alternativa për Matador mund të jetë një mes Martial dhe Rashford, teksa ata që mund të mbeten jashtë janë Sancho, Greenwood dhe Lingard.
Në mesfushë është e vështirë të hipotezohet van de Beek titullar, i cili, pavarësisht nga trajneri, mund të ndryshojë fanellën e tij gjatë merkatos së ardhshme ose më shumë gjasa në verë.
Prandaj është e lehtë të mendohet një Pogba (të cilën Conte e njeh shumë mirë) me Matiç dhe Bruno Fernandes në mesfushë./Ora News/.

