Conference League/ Vllaznia nxjerr në shitje biletat për takimin në “Loro Boriçi” ndaj Valurit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 19:48

Vllaznia do të luajë ndeshjen e kthimit kundër islandezëve të Valur me datë 18 korrik në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Klubi kuqeblu ka nxjerrë në shitje biletat për këtë ndeshje që ditën e sotme, ku ka treguar edhe çmimet përkatëse për çdo tribunë.
Biletat variojnë nga 400 lekë të reja, deri në 3000 lekë në tribunën “VIP”.
