Conference League, ja kundërshtarët e mundshëm të Tiranës, Egnatias dhe Vllaznisë
UEFA Conference League do të startojë këtë sezon me pjesëmarrjen e tre skuadrave shqiptare që në turin e parë.
Tirana, Egnatia dhe Vllaznia do të përfaqësojnë Shqipërinë këtë edicion duke u përpjekur që të shkojnë sa më larg në këtë rrugëtim.
Duke përfituar nga koeficienti më i lartë që ka Shqipëria në klasifikimin e UEFA-s, që të treja ekipet shquiptare renditen në vazon e skuadrave më të forta dhe favorite e përballë në short do të kenë ekipe më modeste në letër.
Një derbi i mundshëm shqiptarësh mund të jetë ai me Shkëndijën që renditet në vazon e skuadrave më pak favorite ndërsa edhe Shkupi mbetet në anën e majtë të tabelës.
Drita e Gjilanit është gjithashtu në vazon e skuadrave jofavorite. Ja tabela e plotë e dy vazove të raundit të parë të UEFA Cinference League 2023-2024. Shorti për fazën e parë të UEFA Conference League do të hidhet në datën 20 qershor në Nyon të Zvicrës.