Coman dëmtohet sërish rëndë, Bayerni kërkon menjëherë zëvendësuesin

Coman dëmtohet sërish rëndë, Bayerni kërkon

Bayerni merr të tjera lajme të këqija nga infermieria. Klubi bavarez nuk do të ketë për disa kohë shërbimet e Kingsley Coman për shkak të lëndimit që futbollisti francez pësoi në ndeshjen e së shtunës, në Augsburg.

Raporti mjekësor i publikuar nga Bayerni në kanalin zyrtar tregon për një dëmtim të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë.

“Është pa dyshim një goditje e madhe. Por duke e njohur Kingsley-n, ai do të kthehet edhe më i fortë. I urojmë shërim të shpejtë”, tha drejtori sportiv, Christoph Freund.

Sipas “Sky Sport Germany”, klubi bavarez po mendonte të afronte që në janar Bryan Zaragozas, sulmuesi spanjoll i Granadas, të cilin Bayern e ka blerë për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit gjerman kontaktuan me drejtuesit e Granadës, por përgjigja ishte negative.

EMISIONET