Cili do të jetë brezi i ardhshëm i futbollistëve të klasit botëror?

Cili do të jetë brezi i ardhshëm i futbollistëve të

Transferimet e meraktos së verës shënuan disa marrëveshje rekord dhe lëvizje të mëdha parash, me skuadra anembanë botës që bënë çdo përpjekje për të tërhequr në radhët e tyre talentet më të mëdhenj në futbollin botëror. 

Është interesante se në 12 muajt e fundit ne kemi parë disa nga yjet më të mëdhenj të ndryshojnë klube, duke përfshirë Lionel Messin, Neymar dhe Cristiano Ronaldo, teksa hyjnë në muzgun e karrierës së tyre.

Por me këto legjenda të sportit që po kalojnë në kontinente të tjera, shumë tifozë kanë mbetur të pyesin se kush do të jetë brezi i ardhshëm i futbollistëve të klasit botëror?

Ndoshta një nga lojtarët më emocionues për momentin është Lamine Yamal, i cili ka mahnitur tifozët në Camp Nou duke u paraqitur në të katër ndeshjet hapëse të Barcelonës në La Liga.

Anësori i djathtë, i cili u diplomua nga La Masia, mahniti edhe për kombëtaren e tij Spanjën, duke shënuar në fitoren e tyre 7-1 kundër Gjeorgjisë.

Një tjetër lojtar që ka bërë debutimin e tij për ekipin kombëtar është 16-vjeaçri Kendry Paez . Pas nënshkrimit për Chelsean nga Independiente në fillim të kësaj vere, ai shënoi në debutimin e tij për Ekuadorin javën e kaluar.

15-vjeçari Amara Diouf nga Senegali është një tjetër emër më këtë listë.

Qendërsulmuesi turk Can Uzun, vetëm 17 vjeç mund të jetë një nga sulmuesit e rinj më të ndritur që po ngjitet në rangjet në Evropë për momentin. Ai mund të shënojë me të dyja këmbët, ka mjaft vetëdije për lojën dhe është teknikisht i shkëlqyer me topin

Roony Bardghji, 17 vjeç, është ylli më i ri i shpresave të Suedisë, e dhuntitë që ai tregon me topin nuk janë të pakta.

Ndoshta një nga lojtarët më mbresëlënës në këtë listë është Warren Zaire-Emery e ka vendosur veten si një fytyrë e rregullt në mesfushën e Paris Sen zhërmen dhe ende nuk i ka mbushur 18 vjeç. Të luash përkrah lojtarëve si Kylian Mbappe sigurisht që duhet të jetë një përvojë mësimi.

Një 17 vjeçar tjetër që pritet të shpërthejë në Spanjë është sulmuesi brazilian Endrick. Real Madrid shpenzoi 51 milionë paund për ta sjellë atë në La Liga.

EMISIONET