Chelsea, Maresca: Kujdes ndaj Palmeiras, ndeshje e vështirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2025, 19:52

Chelsea do përballet me Palmeiras, në kuadër të çerkefinales së Botërorit të Klubeve. Para këtij takimi, ka dalë në konferencë trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca.
“Ne gjithmonë hyjmë në fushë për të fituar, por futbolli është plot surpriza, veçanërisht në këtë kompeticion.
Flamengo na tregoi sa i vështirë është ky nivel. Të njëjtën gjë presim edhe nga Palmeiras. Unë e kam respektuar gjithmonë futbollin brazilian. Nuk më duhet kjo garë për ta kuptuar cilësinë që ata kanë”- tha ai.
