Chelsea kopjon Barcelonën dhe i “rrëmben” De Jong Manchester-it. Holandezi do të vishet me “blu”

Chelsea kopjon Barcelonën dhe i “rrëmben” De Jong

Barcelona ia vjedh lojtarët Chelseat? Atëherë blutë kanë një tjetër plan. I’a vjedhin Manchesterit nëpërmjet Barcelonës. Pak e komplikuar por e vërtetë.

Pas dështimit në misionin për të blerë disa lojtarë që pëfunduan në “Camp Nou” dhe kjo u bë edhe një çështje mediatike, klubi i Premier League synon të bëjë goditjen e madhe për të mbyllur gojët e liga.

Bëhet fjalë për shënjestrën e madhe të Manchester United, Frenkie De Jong që kërkon largimin nga Barcelona dhe Chelsea bën një hap përpara me një ofertë deri diku joshëse për Joan Laportan në telashe financiare.  

Chelsea ka qenë në kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë verës dhe është gati të paguajë 80 milionë euro të kërkuara nga Barcelona për ta lënë të lirë. Fakti që Barcelona i ka kërkuar mesfushorit holandez uljen e pagës për të evituar kolapsin, e ka bërë 25-vjeçarin të konsiderojë lamtumirën edhe pse kishte deklaruar se dëshironte të qëndronte minimalisht edhe një vit në Barcelonë.

 

EMISIONET