Chelsea fiton sërish dhe shkon -2 nga Liverpooli, Tottenhami triumfon me 5 gola

Chelsea fiton sërish dhe shkon -2 nga Liverpooli, Tottenhami triumfon me 5

Chelsea vijon rrugëtimin fantastik në Premier League dhe tashmë është rivali kryesor i Liverpoolit për titullin kampion.

Blutë e Londrës triumfuan pastër 2-1 ndaj Brentfordit. Cucurella zhbllokoi duelin në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që Nicolas Jackson vulosi suksesin në minutën e 80-të.

Goli i Mbuemo për miqtë vlejti sa për statistika. Ekipi i drejtuar nga Maresca shkon në kuotën e 34 pikëve në 16 ndeshje, vetëm me dy pikë më pak se Liverpooli (ka një ndeshje për të rikuperuar).

Tottenhami fitoi thellë 5-0 ndaj Southampton, të 5 golat u shënuan në 45 minutat e pra. Maddison realizoi dopietë, ndërkohë që protagonist ishin edhe Son, Kulusevski dhe Sarr.

/R.Lika

EMISIONET