CHAMPIONS, SONTE DY SUPERSFIDA/ Barcelona pret Atletico Madrid, PSG ndeshet me Liverpool
Sonte në mbrëmje do të luhen dy supersfida të tjera në champions ligë. Barcelona do të presë Atletiko Madrid në Kamp Nou. Katalanasit kërkojnë të hakmerren për eliminimin nga kupa, ndërsa madrilenët duan të lënë pas humbjen e fundjavës në kampionat. Përballje e fortë do të jetë edhe ajo mes PSG dhe Liverpool.

Në “Camp Nou”, do të luhet sonte në mbrëmje cerekfinalja e parë e champions ligë mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Një duel spanjoll me histori të gjatë dhe rivalitet të fortë.
Barcelona vjen në këtë sfidë si një nga ekipet më në formë në Europë, por trajneri Hansi Flick përballet me probleme serioze në formacion. Katalanasit do të jenë pa Raphinha, Frenkie de Jong dhe Andreas Christensen, tre mungesa të rëndësishme që dobësojnë ndjeshëm ekipin.
Nga ana tjetër, Atletico Madrid kërkon të shfrytëzojë këto mungesa dhe të marrë një rezultat pozitiv në transfertë, duke u mbështetur në kundërsulmet e shpejta.
Barcelona vjen me moral të lartë në këtë sfidë. Katalanasit mposhtën 1 me 2 Atletikon në transfertë në sfidën e vlefshme në la liga. Simeone kishte ruajtur ekipin për këtë sfidë duke mos aktivizuar disa lojtarë kryesorë. Megjithatë, Flik kërkon të hakmerret për eliminimin nga kupa.
Në “Parc des Princes”, PSG përballet me Liverpoolin në një tjetër sfidë gjigantësh.
Parizienët, kampionë në fuqi të Europës, vijnë në këtë fazë në formë shumë të mirë dhe me besim të lartë, ndërsa Liverpool kërkon reagim pas rezultateve negative në kampionat dhe elimimint nga kupa.
Skuadra angleze e drejtuar nga Arne Slot e sheh Champions League si mundësinë e fundit për të shpëtuar sezonin, ndërsa PSG synon të konfirmojë dominimin në arenën europiane.
Dy skuadrat janë përballur edhe sezonin e shkuar në fazën me eliminim direkt.ishin francezët ata që kaluan më tej, pas goditjeve të penalltive.
Ky sezon është ndryshe, me francezët që janë dukshëm më favoritë, pasi të kuqtë po bëjnë një sezon zhgënjyes.
Përballja do të luhet sonte në orën 21:00!

