Champions League/ Premtohet mbrëmje emocionuese në Dortmund-PSG dhe Newcastle-Milan

UEFA Champions League vijon sonte në mbrëmje me 8 ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë dhe disa skuadra që do të shkojnë në fazën tjetër.
Këtë të mërkurës, gjithçka do të startojë në orën 18:45, me përballjet e grupit G, ku “Qytetarët” e Manchester City dhe “Demat” gjermanë të RB Leipzig, respektivisht të kualifikuar si vendi i parë dhe i dytë në këtë grup do të përplasen me skuadrat e Young Boys e Crvena Zvezda.
Në orën 21:00 Borussia Dortmund do të pres në “Signal Iduna Park” PSG. Skuadra franceze ka vetëm një synim që të marrë 3 pikët dhe të kualifikohet. Një tjetër ndeshje që premton spektakël është ajo mes Newcastle dhe Milan, ku kuqezinjtë duhet të fitojnë dhe të shpresojnë në një humbje të PSG.
Interesante pritet të jetë përballja tjetër e këtij grupi, mes Atletico Madrid e Lazio, me dy skuadrat që luftojnë për vendin e parë të këtij grupi, në mënyrë që të shmangin, një kundërshtar serioz, në raundin tjetër.
Belgët e Antwerp, skuadër pjesë e së cilës është edhe “legjionari” i Kombëtares, Arbnor Muja do të presë në “Bosuilstadion”, “Katalanasit” e Barcelona.



