Champions League, Europa League dhe Conference League - Ja datat, oraret dhe stadiumet e tri finaleve të mëdha evropiane

Champions League, Europa League dhe Conference League - Ja datat, oraret dhe

Janë zbuluar të gjitha çiftet finale për Champions League, “Europa League” dhe “Conference League”, këtë edicion.

E nisim nga “kupa me veshët e mëdhenj” dhe Interi i Simone Inzaghit që eliminoi Barcelonën, duke siguruar biletën për finalen e madhe të Mynihut kundër PSG, që nga ana e tij eliminoi Arsenalin.

Kjo përballje e ethshme do të zhvillohet të shtunën e 31 majit në “Allianz Arena” të Mynihut, Gjermani, me fillim në orën 21:00.

Rezultatet e Champions League

Gjysmëfinalet – Ndeshjet e para

Arsenal – PSG 0-1

Barcelona – Inter 3-3

Gjysmëfinalet – Ndeshjet e kthimit

Inter – Barcelona 4-3

PSG – Arsenal 2-1

Finalja

Inter – PSG, 31 maj, “Allianz Arena”, Mynih, Gjermani

“Europa League” sjell një “derbi” tërësisht anglez, finalja do të jetë Tottenham-Manchester United. “Spurs” kaluan lehtësisht Bodo/Glimt dhe siguruan vendin në finalen kundër “Djajve të Kuq”, të cilët eliminuan Athletic Bilbao.

Finalja mes dy gjigantëve të Premier League do të luhet të mërkurën, më 21 maj, në stadiumin “San Mamés” të Bilbaos, Spanjë, në orën 21:00.

Rezultatet e "Europa League"

Gjysmëfinalet – Ndeshjet e para

Tottenham – Bodo/Glimt 3-1

Athletic Bilbao – Manchester United 0-3

Gjysmëfinalet – Ndeshjet e kthimit

Bodo/Glimt – Tottenham 0-2

Manchester United – Athletic Bilbao 4-1

Finalja

Tottenham – Manchester United, 21 maj, “San Mamés”, Bilbao, Spanjë

Ciklin do ta mbyllë edhe “Conference League” me finalen Betis Sevilla-Chelsea. Fiorentina nuk ia doli të përmbyste në “Franchi” dhe u eliminua nga Betis i Manuel Pellegrinit, i cili në finalen vendimtare do të përballet me Chelsea e Enzo Maresca, që kaloi lehtësisht Djurgardenin. Finalja do të zhvillohet në “Stadion Wrocław”, në Breslavia, Poloni, të mërkurën e 28 majit në orën 21:00.

Rezultatet e “Conference League”

Gjysmëfinalet – Ndeshjet e para

Djurgarden – Chelsea 1-4

Betis Sevilla – Fiorentina 2-1

Gjysmëfinalet – Ndeshjet e kthimit

Chelsea – Djurgarden 1-0

Fiorentina – Betis Sevilla 2-2

Finalja

Betis Sevilla – Chelsea, 28 maj, stadiumi “Wrocław”, Breslavia, Poloni

EMISIONET