Champions League/ Bayerni përmbys Sportingun, kualifikimi mes 16 më të mirave ‘formalitet’

Champions League/ Bayerni përmbys Sportingun,  kualifikimi mes 16 më

Bayern Munich arriti një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Sporting Lisbonës në raundin e gjashtë të fazës së kampionatit në Champions League, duke fituar 3-1 pas një ndeshjeje plot tension, raste dhe VAR.

Takimi nisi me Bavarezët që shënuan në minutën e 5-të me Lennart Karl, por festa u ndërpre menjëherë pasi VAR konfirmoi pozicionin jashtë loje.

Bayern vazhdoi të sulmonte dhe Rui Silva falë pritjeve të tij mbante në lojë Sportingun, duke ndalur fillimisht Gnabry-n në minutën e 24-t dhe më pas Karl me një super pritje në minutën e 44-t.

Sportingu përfitoi nga një moment i pafat i Joshua Kimmich në minutën e 54-t, kur mesfushori i Bayernit devijoi gabimisht topin në rrjetën e vet për 0-1.

Reagimi i gjermanëve ishte i menjëhershëm: në minutën e 65-t, Serge Gnabry dërgoi topin në portë pas krosimit nga Olise, duke barazuar shifrat 1-1.

Vetëm katër minuta më vonë, Lennart Karl e ktheu në gol asistin e Konrad Laimer, duke përmbysur gjithçka për 2-1.

Bavarezët vazhduan të shtyjnë për të mbyllur ndeshjen dhe e arritën në minutën e 77-t: një skemë e bukur nga goditja e dënimit çoi te goli i Jonathan Tah, i cili e çoi rezultatin në 3-1.

Sportingu provoi të rikthehej në lojë me raste si ai i Luis Suarez në minutën e 83-t, por mbrojtja e Bayernit reagoi me autoritet.

Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 15 pikëve, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

EMISIONET