CHAMPIONS/ Dortmund e PSG me 'një këmbë' në fazën tjetër, Real-City premtojnë spektakël, Juves nuk i lejohet gabimi

Sot do të luhen katër sfidat e mbetura për fazën “play-off” në Champions.
Vetëm Dortmund-Sporting është i rezervuar për në orën 18:45, ndërsa tre takimet e tjera nisin në 21:00.
Supersfida e mbrëmjes është Real Madrid-Manchester City.
Madrilenët kërkojnë të bëjnë detyrën pasi kanë fituar 2-3 në transfertë.
Kualifikimi është i hapur për Juventusin, që në shtëpinë e tij mposhti PSV-në me rezultatin 2-1.
PSG, që do të luajë me Brest, mund të quhet i kualifikuar pas fitores 3 me 0.
E njëjta gjë dhe për Dortmundin kundër Sportingut të Lisbonës.
Kujtojmë se dje u kualifikuan Bajern Mynih, Fejenord, Benfika dhe Klub Bryzh.
SOT
DORTMUND-SPORTING 18:45
PSG-BREST 21:00
PSV-JUVENTUS 21:00
REAL MADRID-MAN. SITI 21:00

