Champions/ Atalanta bie në Belgjikë, Club Brugge fiton sfidën e parë të “Playoff”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 21:33
Humbje e befasishme e Atalantës në Belgjikë, teksa italianët u mposhtën 2-1 nga Club Brugge, takim ky i vlefshëm për ndeshjen e parë të Play Off të Champions League.
Vendasit realizuan pas 15 minutash lojë, me anë të Ferran Jutgla. Ekipi i Gasperinit ia doli që të vendosë ekuilibrat me anë të Pasalic, në minutën e 41-të.
Hien shkaktoi penallti në fund të ndeshjes, duke i dhënë mundësi Brugge që të fitonte, falë golit të Nilson.
Ndeshja e kthimit luhet me 18 shkurt.