Casillas qetëson tifozët dhe deklaron se i vodhën adresën

Bien të gjitha dyshimet se ai postim ku njoftonte se është homoseksual, ishte një shaka. Iker Casillas pasi fshiu postimin në rrjtetin social Twitter, qartësoi edhe një detaj tjetër, adresa e tij në rrjetin social ishte hakeruar.

Postimi i tij pak pas mesditës i shoqëruar edhe nga reagimi i Carles Puyol, nuk është i vërtetë. Vështirë të mendohet se adresa e Casillas është hakeruar ndërsa mendohet gjithashtu se ish-kapiteni e ka bërë vetë postimin në shenjë ironie pas zërave për një lidhje të mundshme mes tij dhe bukuroshes Alejandra Oliveira.

Cila është e vërteta? Ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë...

