Cagliari rrit konkurrencën për Kumbullën, tri klube spanjolle të interesuara për mbrojtësin shqiptar të Romës

Cagliari po përpiqet të marrë Marash Kumbullën, mbrojtës i Kombëraes Shqiptare, që u kthye te Roma pas një sezoni pozitiv në huazim te Espanyol-i.
Megjithatë, performanca e tij e mirë në LaLiga ka tërhequr edhe interesin e klubeve të tjera spanjolle.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, tri klube nga Spanja po monitorojnë me vëmendje situatën e Kumbullës: Alaves, Mallorca dhe Sevilla.
Këto skuadra janë të gatshme të ndërhyjnë për ta sjellë mbrojtësin në ligën e tyre.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Espanyolit, Fran Garagarza, deklaroi se rikthimi i Kumbullës te klubi katalanas nuk është i mundur për momentin.
“Marash na dha shumë dhe ka një vlerë të madhe, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe njerëzore.
Aktualisht rikthimi i tij nuk është i mundur. Ndoshta pas disa javësh mund të ndryshojë, por tani jo.
Ne kemi katër qendërmbrojtës dhe një opsion tjetër, ndaj resurset do të fokusohen tek pozicionet më të dobëta.”
Kjo situatë tregon se konkurenca për shërbimet e Kumbullës po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe Cagliari duhet të veprojë shpejt nëse dëshiron ta sigurojë mbrojtësin për sezonin e ardhshëm.

