Bundesliga i hap dyert sulmuesit shqiptar, dy klube në ndjekje të Armando Brojës…

Blutë e Londrës nuk janë bindur asnjëherë për kualitetet e sulmuesit shqiptar të Kombëtares kuqezi, ndaj e kanë transferuar atë vazhdimisht, ndërsa lojtari ka kaluar periudha të ndryshme si i huazuar, pa lënë shenjë ku ka qenë.
Sulmuesi shqiptar, të cilin nuk iu kanë ndarë dëmtimet gjatë karrierës, ka marrë oferta nga Gjermania. Britanikja “The Athletic” raporton se sulmuesin shtatlartë e duan dy klubet e Bundesligës, Stuttgart dhe Red Bull Leipzig.
Leipzigu është duke u përgatitur për largimin e Benjamin Seskos dhe Xavi Simonsit, prandaj Armando Broja shihet si një alternativë ideale e tyre.
Ndërkohë, Stuttgarti e sheh të nevojshëm përforcimin në sulm dhe shqiptari shihet si një zgjidhje ideale.
Chelsea është e gatshme të mos kërkojë shumë para vetëm për t’ia gjetur një klub Brojës, i cili në “Transfermarkt” vlerësohet 12 milionë euro. Lojtari ka nevojë për një ekip ku do të mundë të luante në vazhdimësi, për ta kapur ritmin, pasi ka ngecur prapa dhe performancat e tij janë larg pritshmërive..

