Bundesliga/ Hamburgu i heq fitoren ‘in extremis’ Dortmundit, sukses tenistik për Leverkusenin

Hamburgu barazui 1-1 me Borussia Dortmund falë një goli spektakolar me kokë nga Ransford-Yeboah Königsdörffer në minutën e 97-të.
Dortmundi kaloi në avantazh në minutën e 64-t me golin e Carney Chukwuemeka-s, por nuk arriti të mbyllte ndeshjen.
Hamburgu nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte barazimin, duke shpërdoruar disa raste.
Në sekondat e fundit, pas një krosimi të saktë nga Miro Muheim, Königsdörffer realizoi golin e shpëtimit për vendasit, duke sjellë festë të madhe në Volksparkstadion.
Ky barazim u jep moral të madh vendasve, ndërsa Dortmund humbet mundësinë për t’u ngjitur më lart në renditje.
Bayer Leverkusen fitoi me rezultat të thellë 6-0 ndaj Heidenheim.
Patrik Schick shënoi që në minutën e 2-të pas një asisti nga Poku, ndërsa Jonas Hofmann dyfishoi me kokë në minutën e 16-të.
Pesë minuta më pas, Schick realizoi golin e dytë personal pas një gabimi mbrojtës.
Arthur shënoi golin e katërt në minutën e 27-të me një goditje të saktë, ndërsa Ibrahim Maza e çoi rezultatin në 5-0 në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 53-të, Maza realizoi sërish për 6-0, duke vulosur një fitore të lehtë dhe dominuese për Leverkusenin.

