Broja mungon në listën amerikane të Chelsea-t. Sinjale divorci me Blutë e Londrës

Broja mungon në listën amerikane të Chelsea-t. Sinjale divorci me

Chelsea ka nisur fazën përgatitore të verës dhe Armando Broja bashkë me skuadrën londineze është në ditën e parë të punës por klubi mesa duket e ka prerë biletën e shqiptarit. Nuk bëhet fjalë për turin amerikan por për t’u larguar nga “Stamford Bridge”.

Sulmuesi 20-vjeçar që kërkohet nga West Ham, Newcastle, Everton dhe Napoli nuk është përfshirë në listën e turneut veror në Amerikën e Veriut që do të zhvillohet pas disa javësh. Fillimisht Chelsea do të sfidojë Club America dhe më pas Charlotte FC dhe Arsenalin në Florida.

Lista e plotë e skuadrës së Tuchel vijon si më poshtë;

Portierë: Kepa Arrizabalaga, Marcus Bettinelli, Edouard Mendy, Teddy Sharman-Lowe.

Mbrojtës: Marcos Alonso, Ethan Ampadu, Cesar Azpilicueta, Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Levi Colwill, Reece James, Kenedy, Emerson Palmieri, Malang Sarr, Thiago Silva.

Mesfushorë: Ross Barkley, Conor Gallagher, Billy Gilmour, Jorginho, Mateo Kovacic, Mason Mount, Harvey Vale.

Sulmues: Tino Anjorin, Michy Batshuayi, Kai Havertz, Callum Hudson-Odoi, Christian Pulisic, Timo Werner, Hakim Ziyech.

 

 

EMISIONET