Brentford “frenon” West Ham, fitojnë edhe Leicester me Norwich

Brentford “frenon” West Ham, fitojnë edhe Leicester me Norwich

Në Premier League, u luajtën tri ndeshje në mesditë ku nuk munguan rezultatet surprizuese duke nisur nga West Ham që nuk mundi të bënte asgjë përballë Brentford në transfertë. Skuadra e Moyes që po synonte një vend mes 4 më të mirëve, u mund 2-0 në një ndeshje të luajtur shumë më mirë nga Eriksen me shokë.

Këta te fundit vinin dhe nga suksesi 4-1 me Chelsean dhe sot sërish impresionuan duke marrë 3 pikë të rëndësishme për mbijetesën. 2-0 ishte rezultati final me golat e Mbuemo në 48’ dhe Toney në 64’.

Në sfidën tjetër, Leicester vijoi formën e mirë që ka rigjetur teksa dominoi në shtëpi 2-1 ndaj Crystal Palace me golat e vendasve që u shënuan në pjesën e parë nga Lookman dhe Hall. Ndërkohë që Norwich shpreson ende te mbijetesa pasi mposhti një rivale direkte si Burnley me rezultatin e pastër 2-0,/Ora News/.

EMISIONET