Botërori për Klube, Cristian Chivu gati për debutimin e tij si trajner i Interit

Botërori për Klube, Cristian Chivu gati për debutimin e tij si

Cristian Chivu është gati për debutimin e tij zyrtar si trajner i Interit. Ish-mbrojtësi rumun do të drejtojë skuadrën zikaltër në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube kundër Monterrey, ku premton se ekipi do të jetë ndryshe.

“Po përpiqemi të shtojmë elementë të rinj në lojën tonë, edhe pse nuk është e lehtë në kaq pak kohë. Objektivi ynë është të tregojmë versionin më të mirë të Interit, atë që ky grup e ka dëshmuar tashmë ndër vite.

Nuk ka vend për alibi, as për gjendjen fizike apo atë mendore. Jemi gati. E kaluara nuk ndryshohet, ndaj s’ka kuptim të mendojmë për të.”, tha ai në konferencën për mediet

Megjithatë ai nuk premton se do ti qëndrojë besnik skemës 3-5-2, por kërkon një formacion të lëvizshëm.

Sa i përket formacionit, mungesa e Taremit është e sigurt  ndërsa për lojtarët e tjerë Chivu preferoi të mos zbulojë shumë.

“Luis Henrique është pak prapa me përgatitjen, ndërsa Sucic u kthye mirë nga kombëtarja. Do të luajnë, pastaj nëse nga fillimi apo gjatë ndeshjes, do ta shihni. Thuram dhe Lautaro? Janë në gjendje të mirë, i kemi lënë të pushojnë pak. Do i shihni gjatë sezonit…”, tha ai.

Ndërkaq edhe Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është rikthyer të flasë publikisht për finalen dramatike të Ligës së Kampionëve, humbur 5-0 ndaj Paris Saint-Germain.

“Ende nuk arrij ta kuptoj çfarë ndodhi, por tani duhet të kthejmë faqe,” tha Lautaro me ton të sinqertë. “Pas asaj ndeshjeje me PSG-në isha shumë i mërzitur. Nuk më dilnin fjalët për ditë të tëra. Më duheshin 5-6 ditë për të folur me njerëzit e mi. Ato 90 minuta nuk ishim vetvetja, nuk ishim skuadër. Por ky është futbolli. Tani duhet të shikojmë përpara, s’ka rrugë tjetër, edhe pse ajo që ndodhi nuk largohet nga mendja”, shtoi sulmuesi argjentinas

Përgatitjet, sipas tij, po ecin mirë, ndonëse shton se koha ka qenë e shkurtër pas angazhimeve me kombëtaret.

EMISIONET