Botërori i Klubeve/ Chelsea ''vret'' finalen, londinezët mbyllin pjesën e parë në avantazh 3-0 ndaj PSG-së (VIDEO)

Botërori i Klubeve/ Chelsea ''vret'' finalen,

Chelsea dhe PSG po luajnë në “MetLife Stadium” të New Jerseyt finalen e madhe të Botërorit të Klubeve.

Francezët shihen si favoritë, por anglezët kanë surprizuar me tre gola në pjesën e parë.

Cole Palmer shënon dy herë në portën e Donnarummës në minutat 22 dhe 30, duke i dhënë Chelseat avantazhin e dyfishtë.

Në minutën e 43-të, Palmer jep një asist për Joao Pedron, i cili realizon golin e tretë, që vulos rezultatin e fraksionit të parë 3-0.

 

EMISIONET