Botërori 2022: Futbollistët brazilianë nuk e harruan Pelen

Botërori 2022: Futbollistët brazilianë nuk e harruan Pelen

Përpara ndeshjes së Brazilit kundër Koresë së Jugut, Pele u dërgoi urime nga spitali i Sao Paulos lojtarëve të Seleção për kualifikimin në 8 të Kupës së Botës në Katar.  

Brazilianët luajtën për Mbretin Pele, i cili në moshën 82-vjeçare po lufton për jetën e tij dhe pas ndeshjes me iniciativën e Neymar ngritën një pankartë me foton e tij brenda stadiumit dhe ia kushtuan fitoren.

Bota e futbollit dhe veçanërisht brazilianët po luten për shëndetin e Peles. 

EMISIONET