BOMBERI QË DONTE TË BËHEJ ASTRONAUT/ Kristian Shpendi vjen me një rrëfim interesant për jetën e tij (VIDEO)
Sot është krye-golashënuesi i Serisë B, por kur ishte ende i vogël, Kristian Shpendi nuk e pëlqente futbollin. Në një rrëfim interesant për faqen zyrtare të Çezenas, djaloshi shqiptar tha se dëshira e tij ishte të bëhej astronaut.

Cesena ka një thesar në gjirin e saj dhe ai quhet Cristian Shpendi. Djaloshi shqiptar po udhëheq skuadrën e tij në Serinë B me paraqitjet e tij fantastike.
21-vjeçari po kalon një formë fantastike në këtë fazë të kampionatit, duke qenë krye-golashënuesi i bardhezinjve në kampionat me 8 gola.
Jo vetëm kaq, por golat e tij kanë rezultuar deçiziv në shumë raste, teksa Cesena renditet në vendin e katërt me 21 pikë, kjo edhe për meritë të Cristian Shpendit.
Bomberi i Serisë B së fundmi ka dhënë një prononcim interesant të bërë për faqen zyrtare të klubit.
Cristiani rrëfen se vëllai i tij binjak, Stiveni ishte i dashuruar me futbollin, ndërkohë që Kristianit, kur ishte i vogël i pëlqente të behej astronaut.
Më tej, ai tregon se shpesh kur shkonin në fushë për të luajtur me babain nuk donte të dilte nga makina dhe madje qante sepse nuk dëshironte të luante.
“Kemi luajtur gjithmonë futboll, edhe pse mes meje dhe Stivenit, ai që ishte i dashuruar me këtë sport ishe vetëm ai. Shkonim në fushë për të luajtur me babain, por unë shpesh nuk doja të dilja nga makina.
Përkundrazi, shpeshherë qaja pasi nuk dëshiroja të luaja, më pëlqente të luaja futboll, por nuk ishte objektivi im. Unë kur isha i vogël më pëlqente të bëhesha astronaut, më pëlqente të shihja hënën, yjet”, u shpreh Kristian Shpendi.
Vlera e kartonit të sulmuesit kuqezi po rritet me shpejtësi dhe klubi i Cesenas fërkon duart, pasi në fundin e këtij sezoni ofertat për të priten të jenë të shumta.



