Bleu Atalantën por pendohet. Gati oferta e milionerit amerikan për aksionet e Chelseat

Bleu Atalantën por pendohet. Gati oferta e milionerit amerikan për

Pas thashethemeve të ditëve të fundit, tashmë është zyrtare. Stephen Pagliuca, i cili bleu 55% të aksioneve të Atalantës disa javë më parë, ka zbuluar zyrtarisht interesin e tij për të blerë Chelsean.

Gjigandi anglez është në shitje pas sanksioneve të vendosura nga qeveria britanike ndaj ish-pronarit rus Roman Abramovich dhe oferta e Pagliucas për klubin londinez do të dorëzohet para afatit të së enjtes, dhe do të jetë e rëndësishme e gjithashtu e besueshme.

“Ne presim që të përmbushim kërkesat dhe rregulloret e Premier League, qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe UEFA-s. Ne jemi të përkushtuar të respektojmë angazhimin tonë ndaj besueshmërisë dhe mbrojtjen e mirë të Klubit të Futbollit Chelsea që nga dita e parë”, thuhet në reagimin e shefit të fondit amerikan, Stephen Pagliuca.

Nëse ky operacion do të kalonte, atëherë Pagliuca do të detyrohej të shesë ose të zvogëlojë aksionet e tij te Atalanta ku 8 javë më parë bëri për vete 55% të aksioneve të klubit në Bergamo./Ora News/.

EMISIONET