Blerja më e re e Romës dëmtohet që në seancën e parë stërvitore

Leon Bailey e nis në mënyrën më të keqe aventurën te Roma. Në një merkato të vështirë, ku klubi po përpiqet të balancojë kërkesat e trajnerit të ri me kufizimet e Fair Play Financiar, ardhja e sulmuesit xhamajkan ishte parë si një frymëmarrje e madhe për repartin ofensiv.
Por, vetëm në seancën e parë stërvitore, Bailey ka lënë fushën me dhimbje. Gjatë një goditjeje drejt portës, 27-vjeçari ndjeu një shqetësim të fortë në kofshën e djathtë dhe u detyrua të ndalonte menjëherë stërvitjen.
Situata ngjalli kujtime të pakëndshme për tifozët verdhekuq, të cilët vitin e kaluar panë një skenar të ngjashëm me dëmtimin e Romelu Lukaku.
Sipas burimeve pranë klubit, ekziston frika për një lezion miotendine të muskulit të kofshës së djathtë, çka mund ta mbajë lojtarin jashtë fushave për të paktën 3-4 javë, në varësi të nivelit të dëmtimit. Historiku i tij mjekësor nuk ndihmon: gjatë sezonit të kaluar në Premier League, Bailey humbi gati 50 ditë për shkak të problemeve muskulore.

