“Black Out” total te PSG, Messi me shokë munden nga Rennes (Video)

Paris Saint Germain pëson humbjen e parë në kampionatin francez. Skuadra e Pochetinos e plotë në transfertën me Rennes, me të gjithë yjet e saj mori një leksion të mire nga Rennes që triumfoi 2-0 dhe me meritë të plotë.
Parizienët dukej se e kishin nënvlerësuar ndeshjen edhe pse paten raste por dëshira e madhe e Rennes ishte çelësi i suksesit.
Vendasit krijuan shumë raste në pjesën e pare pa I konkretizuar teksa Messi iu përgjigj me një traverse në një goditje dënimi mjeshtërore.
Gjithsesi ishte Rennes që shënoi në këtë pjesë me Laborde në 45’ ndërsa menjëherë sapo nisi pjesa e dytë, Tait në 46’ shokoi Pochettinon me golin e dytë.
PSG u hodh në sulm dhe Mbappe gjeti rrjetën në 68’ por VAR e anuloi teksa minutat e tjera u menaxhuan mire nga Rennes që mbrojti rezultatin 2-0 duke i shkaktuar humbjen e pare Messit me shokë./Ora News/.

