Benzema shpëton Realin, Chelsea lë fronin me kokën lart në Champions (Video)

Real Madridi dhe Carlo Ancelotti ishin një hap larg një kapitullimi të turpshëm. Në Champions League sonte Chelsea arriti një nga përmbysjet më spektakolare duke fituar 3-2 në “Santiago Bernabeu” në 120 minuta lojë dhe kaq nuk mjaftoi për të vijuar më tej.
Një nga ndeshjet më të bukura të viteve të fundit në Champions League, Real-Chelsea ishte një futboll total edhe pse e luajtur më mirë nga londinezët të cilët shokuan Ancelottin.
Që në pjesën e parë nuk kishin çfarë të humbisnin dhe Chelsea gjeti golin shpejt që u dha kurajo teksa në 15’ Mount merr një aisist nga Werner dhe thyen Courtois. Edhe pse vendasit përpiqen të reagojnë me Benzema sërish londinezët rrezikojnë më shumë por vetëm në pjesën e dytë arrijnë të gjejnë golin e dytë. E bën Rudiger në 51’ me kokë duke “ngrirë” madrilenët të cilët nuk arrijnë të reagojnë dhe pësojnë dhe golin e tretë nga Alonso në 63’. Famtirësisht për Ancelottin e anulon VAR e një aksion më pas Benzema jep shenjën e parë duke goditur traversën. Chelsea vrapon pa fund në fushë dhe në 75’ jep një goditje traumatike me Werner që shënon, 3-0 për ekipin e Tuchel.
Ancelotti në panik por nga ky moment bën lëvizjen magjike me heqjen e Casemiro dhe futjen e Rodrygo në fushë. Është pikërisht braziliani që në 80’ pas një prekje magjike nga Modriç shënon për të kthyer ndeshjen edhe njëherë për madrilenët.
Duhen shtesat për të vendosur fituesin dhe këtu nuk toleron më Karim Benzema që shënon me kokë pas një pasimi shumë të bukur nga Vinicius. Tani janë të shokuar te Chelsea që përpiqen në fund për të shënuar golin që i çon te penalltitë por nuk ka më kohë dhe Real Madrid falë Benzema janë në gjysmëfinale. Chelsea dorëzon kurorën e Championsit por me kokën lart pas një ndeshjeje të tillë./Ora News/.

