Benfica nuk do të rinovojë me Di Marian, do të largohet pas Botërorit të Klubeve...

Angel Di Maria është gati të shkruajë kapitujt e fundit të aventurës së tij me Benfikën. I rikthyer në Lisbonë në vitin 2023, pas përvojës së tij te Juventusi, mesfushori argjentinas do ta përfundojë sezonin me ‘Águias’, por do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, përpara se të largohet përfundimisht nga klubi portugez.
Thashethemi u rilançua nga gazetarët argjentinas në TyC Sports, përmes kanaleve të tyre sociale. Di Maria, 37 vjeç, është jashtë kontratës dhe, pavarësisht disa sinjaleve në javët e fundit, nuk do të rinovojë me Benficën.
I ardhur si kampion bote në fuqi pas triumfit në Katar në vitin 2022, ‘El Fideo’ la gjurmë edhe në periudhën e tij të dytë me të kuqezinjtë: 32 gola dhe 24 asiste në 86 paraqitje zyrtare, duke e konfirmuar veten edhe një herë si një lojtar vendimtar.
Tani mbetet për t’u parë nëse Di Maria do ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër - ndoshta në atdheun e tij ose në MLS - apo do të vendosë ta mbyllë rrethin dhe t’i varë këpucët në gozhdë. E ardhmja është ende për t’u shkruar, por një gjë është e sigurt: lamtumira me Benfikën është shkruar tashmë.

