Belind Këlliçi tifoz bardheblu, kandidati i opozitës humbet...në fushën e blertë
Mes njerëzve të njohur të artit, sportit apo politikës në shkallët e "Air Albania Stadium" të hënën për derbin e kryeqytetit ishte edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.
Bashkë me disa miq të tij, madje edhe tifozë të Partizanit, ai ndoqi nga afër skuadrën e cila është pjesërisht edhe pronë e bashkisë.
Tifoz bardheblu por me një mesazh të qartë Këlliçi i cili kërkon mirëkuptim edhe nga tifozët e kuq pasi derbi sipas tij duhet të jetë moment feste e spektakli.
Në postimin e publikuar në Facebook, Këlliçi pret golin bardheblu por që për fatin e keq të tij, nuk erdhi kurrë.