Befason Mourinho: Shpresoj që Manchester United të fitojë para se të kthehem...

Josè Mourinho ka folur për shtypin sot në prag të ndeshjes së Europa League-s mes Fenerbahçes dhe Manchester United.
Pavarësisht vështirësive që “Djajtë e Kuq” kanë kaluar pas largimit të tij, trajneri portugez tha se ai ka besim se ish-klubi i tij do të ketë sukses "herët a vonë", duke zbuluar çuditërisht edhe planin e tij për t'u rikthyer një ditë në Premier League.
"Ndoshta ju mendoni se po bëj blof ose po luaj lojëra me mendje," tha 61-vjeçari.
"Ata kanë një ekip më të mirë se sa tregojnë rezultatet.
Ne shikojmë gjithçka, po bëhet shumë punë dhe herët a vonë ata do të jenë të suksesshëm.
Shpresoj sa më shpejt dhe shpresoj përpara se të kthehem në Premier League."

