Bayerni humbet 150 mln Euro nga pandemia por rinovimet nuk ndalen

Kampionët e Gjermanisë në fuqi që së shpejti pritet të nisin garën e tyre për të mbrojtur titullin kanë njoftuar humbje të konsiderueshme për shkak të pandemisë nga covid-19.
Në një mbledhje mes drejtuesve, mbledhje virtuale pasi ende për shkak të kufizimeve nuk lejohen mbledhje në zyra të mbyllura, presidenti Herbert Hainer njoftoi se afro 150 mln euro janë humbjet që pret klubi për sezonin e kaluar.
Të gjitha këto para që mungojnë në arkën e Bayernit lidhen me pandeminë dhe faktin që ndeshjet e sezonit të kaluar u luajtën pa tifozë dhe shumë sponsor paten problemet e tyre. Presidenti Hainer që në mbledhje prezantoi Shefin e Ri Ekzekutiv, Oliver Kahn, tha se humbjet këtë sezon nuk do të bëjnë asgjë për të zvogëluar ambiciet e klubit bavarez.
Ndërkohë në fjalën e tij, Kahn i cili bëri një rezume të situate financiare dhe asaj sportive, zbuloi se tashmë ka nisur proçesi për rinovimet e kontratave me disa lojtarë si Goretzka dhe Kingsley Coman.
I pari është në vitin e fundit të kontratës ndërsa francezi ka edhe 2 vite të tjera por pavarësisht kësaj, Kahn tha se klubi u ka paraqitur oferta bujare për të zgjatur kontratat e tyre me Bayer Munchen.

