Bayern Munchen, Mane përjashtohet nga ndeshja e radhës, klubi mendon shkëputjen e kontratës

Sadio Mané nuk është përfshirë në listën e Bayern Munchen për ndeshjen kundër Hoffenheim.
Sulmuesi senegalez që sulmoi fizikisht shokun e skuadrës, Leroy Sane pas ndeshjes me Manchester City, është lënë jashtë skuadrës dhe nuk përjashtohet as mundësia që klubi ta largojë në fund të sezonit, përveç një gjobe të majme.
“Sky Sport” në Gjermani bën me dije se drejtuesit më të lartë të klubit me propozim të Oliver Kahn mendojnë të shkëpusin bashkëpunimin me 31-vjeçarin që u transferua në Bavari vetëm 9 muaj më parë për 40 milionë euro.
Sadio Mané will not be part of the matchday squad against TSG Hoffenheim this weekend.
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 13, 2023

