Basketboll femra, Flamurtari “shtyp” Tiranën në duelin emocionues

Basketboll femra, Flamurtari “shtyp” Tiranën në duelin

Basketbolli i femrave ka dhuruar një përballje emocionuese në Vlorë mes dy skuadrave të para në klasifikimin e Kategorisë së Parë në basketbollin e femrave.

Vendaset kanë arritur të mposhtin skuadrën bardheblu 61-58 në një takim që ka risjellë edhe emocionet e viteve 80-të mes te dyja skuadrave. Sukses që e ndihmon skuadrën vlonjate të konsolidojë pozitat në vendin e parë të klasifikimit e të konfirmojë dominimin absolut të këtij ekipi gjatë 2 dekadave të fundit në basketbollin e femrave.

Sfida nisi me avantazhin e basketbollisteve vendase ndërsa pjesa e parë u mbyll 37-29. Pas pushimit, Tirana ishte më e qartë duke marrë kryesimin dhe ndeshja u luftua pikë për pikë deri në fund oir vajzat kuqezi arritën të bënin edhe diferencën me 3 pikë. Trajnerja e skuadrës kryeqytetase, Mirza Alibegaj kontestoi gjykimin. 

Basketbolli i femrave fokusohet te Liga Unike pas kësaj supersfide. Finalet do të luhen në 15-16 mars në Vlorë me katër ekipet më të mira nga Shqiperia dhe Kosova.

EMISIONET