Barcelona tundohet për të shitur Raphinën, i vjen oferta 150 milionë euro nga Manchester United

Barcelona tundohet për të shitur Raphinën, i vjen oferta 150

Befasi në merkato. Manchester United ka trokitur në dyert e Barcelonës duke ofruar 150 milionë euro për një yll të katalanasve.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Raphinha, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në “Camp Nou”.

Raphinha luajti 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, duke shënuar 34 gola dhe duke dhënë 25 asiste.

Ai është sot një nga 5 lojtarët më në formë të momentit.

Barcelona po tundohet, pasi 150 milionë euro nuk refuzohen lehtë.

EMISIONET