Barcelona merr të tjera lajme të këqija, mbrojtësi rrezikon të ketë mbyllur sezonin

Eliminimi nga Kupa e Mbretit solli dhe pasoj atë tjera të Barcelona. Katalanasit duhet të bëjnë pa anësorin e krahut të majtë, Alejandro Balde, i cili u detyrua të linte, në lot, fushën që në minutën e 23-të, pas një tërheqjeje muskulore.
Pas ekzaminimeve të para u zbulua edhe shkalla e dëmtimit, të Balde, me talentin spanjoll, i cili pritet të mungojë minimalisht 4 muaj në fushat e blerta, teksa ende nuk është zgjedhur nga lojtari, mënyrë e riaftësimit, ku një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, e cila do të mbyllte përfundimisht sezonin, si dhe do të vinte në dyshim pjesëmarrjen në 2024.
Deri më tani, as lojtari dhe as stafi tekniku, nuk kanë marrë një vendim për 20-vjeçarin e talentuar.

