“Babai më kërkoi që të mos e lë futbollin pa e çuar një herë Shqipërinë në Botëror”

“Babai më kërkoi që të mos e lë futbollin pa e

Edhe pse Shqipëria dështoi në misionin për të arritur vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve dhe bëri disa paraqitje jo shumë të pranueshme në fushën e blertë, Armando Broja, në një rrëfium të gjatë për  “The Players Tribune” rrëfen emocionet që ka kur vesh fanellën kuqezi duke theksuar se dashurinë për ngjyrat kuqezi ia dha babai i tij.

“Ai më thotë: Armando, nuk të lejohet të ndalosh së luajturi futboll derisa ta çosh Shqipërinë në një Botëror. Më pëlqen të jem nën presion dhe të kem një objektiv të tillë edhe pse ky është shumë i largët për momentin. E kam gjithmonë në mendje.

Babai im ka qenë gjithmonë kaq i etur për të pasur sukses dhe që fëmijët e tij të kenë sukses. Duke u rritur, nuk kishte asnjë minutë për të humbur. Koha ishte gjëja më e çmuar për të. Mbaj mend që nëse babai do të më shihte të ulur për të luajtur FIFA ose diçka tjetër dhe do të më thoshte: Duhet të stërvitesh dhe jo të luash play station. Kjo më ka bërë të stërvitem shumë.

“Babai më kërkoi që të mos e lë futbollin pa e

Kur isha i vogël, ai kthehej vonë nga puna dhe ishte shumë i lodhur por asnjëherë nuk harronte të të pyeste nëse isha stërvitur atë ditë.  Natyrisht që ndonjëherë e gënjeja dhe i thojë “po”.

Rreth moshës 16-vjeçare u rrita shumë dhe ai kishte frikë se mos humbisja shpejtësinë pasi ka qenë një nga pikat e mija më të forta prandaj ai më nxirrte përherë për të bërë sprint. Ai dhe mamaja ime u larguan nga Shqipëria kur mamaja ime ishte shtatzënë me motrën time më të madhe. Kur unë linda jetonim të gjithë në një dhomë në Slough”.

Pasi rrëfen se është frymëzuar nga Cristiano Ronaldo por edhe nga Karim Benzema, Broja ndalet te figurat e futbollit shqiptar:

“Një tjetër emër me të cilin u njoha duke u rritur ishte Lorik Cana, i vetmi shqiptar që ka luajtur në Premier League para meje. Ai fitoi trofe me klube të mëdha në Francë dhe Itali, si dhe luajti një sezon në Premier League me Sunderland, në 2010/11. Emri i tij është legjendë në Shqipëri.

Ishte një moment kur Anglia U-21 më donte dhe mendova për këtë dhe atë që doja për të ardhmen time, por sinqerisht dua të them se nuk u mendova shumë gjatë. Jam rritur në Angli, por jam krenar që jam shqiptar. Kudo që jetonim si familje, ishte gjithmonë një shtëpi shqiptare. Udhëtuam diaa herë në Shqipëri kur isha duke u rritur, në mënyrë që të mësoja gjuhën dhe të takoja të gjithë familjen time. Sinqerisht, pak njerëz e dinë se çfarë vendi i bukur është Shqipëria, me plazhe të mrekullueshme, fshatra të bukur dhe njerëz të ngrohtë e miqësorë.

Sa herë që udhëtoj me kuqezinjtë, ndjej këtë krenari dhe emocion të jashtëzakonshëm. Është vendi i prindërve të mi dhe kultura ime, por më pëlqen gjithashtu që në ekipin shqiptar mund të marrësh përgjegjësi si një lojtar i ri. Mund të rritesh dhe të bëhesh yll”.

 

 

 

EMISIONET