Babai do të shkojë në Budapest për finalen e Romës, humbet diplomimin e vajzës, reagime të ashpra
Ka ngjallur shumë reagime vendimi i një babai romanist për të mos qenë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij sepse në të njëjtën ditë Roma luan finalen e Europa League në Budapest kundër Sevilla-s.
Një vendim i krikitikuar nga shumë por edhe i komentuar me humor nga shumë të tjerë edhe pse vajza me emrin Marta ka shprehur trishtimin për këtë vendim të marrë nga babai i saj, i cili nuk do të jetë i pranishëm në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.
Në një intervistë për një emision radiofonik, vetë Martë rrëfen:
“Kjo histori ndoshta do t’ju bëjë të ndiheni keq por është e babai im nuk do të jetë i pranishëm sepse do të udhëtojë në Budapest për ndeshjen Sevilla-Roma. Për një 60-vjeçar, ndeshja e futbollit vjen përpara diplomimit të vajzës”.
Pak ditë më parë, ish-kapiteni De Rossi konfirmoi se është në një situatë të ngjashme por pavarësisht ftesës së Romës për të qenë i pranishëm në Budapest, ai ka vendosur të jetë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij.