Australia në delir, Danimarka largohet me "turp", Franca e stolit nuk funksionon

Australia në delir, Danimarka largohet me "turp", Franca e stolit

Ndeshje surprizuese në orën 16:00 të vlefshme për grupin D të Kupës së Botës. Fitore e madhe e Australisë ndaj Danimarkës që zhvlerëson fitkren e Tunizisë ndaj Francës së rezervave.

1-0 triumfuan australianët në sfidën direkte me europianët ku golin e historisë e sigloi Matheë Leckie në minutën e 60.

Ndeshje e dominuar nga nordikët që nuk shënuan por e pësuan edhe nga padurimi për të gjetur rrugën e rrjetës sa më shpejt pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores i largonte nga Kupa e Botës dhe kështu ndodhi pasi Danimarka e mbyll grupin me 1 pikë në 3 ndeshje. 

Fiton 1-0 Tunizisa ndaj kampionëve të botës që zbritën në fushë me linjat e dyta duke lënë pushim pothuajse gjitjë skuadrën e parë.

Afrikano-veriorët shkojnë në kuotën e 4 pikëve ndërsa Franca e mbyll grupin në vendin e parë me 6 pikë sa Australia por me golavarazh më të mirë dhe pret të mësojë sonte në darkë emrin e kundështarit. 

Australia në delir, Danimarka largohet me "turp", Franca e stolit

EMISIONET