Atletico Madrid goditet rëndë, Marcos Llorente dëmtohet dhe humbet ndeshjen ndaj Interit

Atletico Madrid goditet rëndë, Marcos Llorente dëmtohet dhe

Atletico Madridi ka marrë një lajm shumë të keq vetëm pak ditë para ndeshjes së rëndësishme kundër Interit në Champions League.

Marcos Llorente ka pësuar një lëndim muskulor në kofshë, duke u përjashtuar jo vetëm nga dueli i së mërkurës me zikaltrit, por edhe nga sfida e së shtunës në LaLiga, kundër Oviedos.

Në Spanjë, që prej ditësh kishte shqetësime për gjendjen e Llorentes, sidomos për shkak të afërsisë së impenjimeve europiane.

Sot, pas rezonancës së kryer në mëngjes, Atletico Madrid ka konfirmuar zyrtarisht lajmin: mesfushori, i cili shpesh përdoret edhe si mbrojtës i djathtë nga ‘Cholo’ Simeone, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën vendimtare kundër Interit, në ‘Metropolitano’.

Dëmtimi u shfaq që në ndeshjen kundër Getafes, kur Llorente kërkoi zëvendësim vetëm pas 14 minutash, pasi ndjeu një dhimbje të fortë në kofshë.

Edhe pse u përpoq të vazhdonte duke bërë disa sprintime, situata nuk u përmirësua dhe ai u detyrua të largohej nga fusha.

Ky është një problem i madh për Atletico-n, që do të duhet të përgatitet për sfidën e Champions-it pa një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe më të gjithanshëm të skuadrës.

EMISIONET